Galla
Nexhmedin Bunjaku Publikuar: 2015-11-12 12:22:14

Leter e hapur selektorit Albert Bunjakit

 Deklaratat tuaja irituese,te quditeshme dhe lavderuese ,sa jane te pa kuptimta aq edhe te pa verteta rreth reprezentacionit apo siq po e quani ju perfaqesuese.
Ju ne deklaraten tuaj te fundit ne RTV-21,deshmoni ne nje ane, mos njohjen e historise se futbollit te Kosoves,ne anen tjeter provoni te i a veni vehtes te gjitha meritat te se kaluares dhe te sotmes,e kjo i bie se ju mendoni se futbolli ka filluar me ju dhe do perfundoje me ju,e kete e beni duke shkele mbi djersen dhe sakrificen e paraardhesve tuaj si z.Ajet Shosholli,Bylbyl Sokoli,Edmond Rugova e te tjere, qe dhane shume per reprezentacionin e Kosoves ne kohen me te veshtire per futbollin e Kosoves.
Ju as njehere, se paku spontanisht,nuk keni permendur paraardhesit tuaj,as njehere se paku spontanisht te permendni punen dhe sakrificen tyre,as njehere nuk permendni zanafillen e reprezentacionit te Kosoves qe ju sot e quani perfaqesuese edhe pse kjo nuk perfaqeson asgje,perveq qe pasqyron fusnoten ne vend te simboleve shteterore.
Ju erdhet ne ODE TE MIXHES,por pasi qe keni ardhur, mundohuni se paku te mesoni historine e futbollit te Kosoves me mire,mos provoni te pervetesoni meritat e shume te tjereve para jush,se paku respektone rrugen qe dikush tjeter e trasoi e sot ju lirshem te udheheqni perfaqesuesen tuaj.
Ju me keso lloj deklaratash po e largoni opinionin,siq po verehet nga ndeshja ne ndeshje,e pasqyra me e shemtuar ishte ne ndeshjen e fundit kunder Guines Ec. ku nuk kishte as 300 shikues,ju me keso lloj deklaratash doni te krijoni autoritet tek opinioni,por po ndodhe e kunderta,keso lloj deklaratash jane te pa baza dhe konfuze dhe qojne ne dem te futbollit.
Demagogjia juaj nuk e ngrite futbollin,por duhet pune,djerse, dije,profesionalizem dhe strategji,e per fate te keqe ju asnje nga keto nuk i keni.
Edhe ai qe ju solli ne krye te reprezentacionit apo siq po thoni ju perfaqesuese, eshte i llojit tuaj dhe i mungojne te gjitha keto atribute qe pemenda me lart,edhe ai dhe gjithe ata te llojit tuaj( per fat mir jane pak )mendojne njesoje si ju; se me juve ka filluar futbolli i Kosoves dhe me juve do mbaroje ? por e keni gabim, se futbolli ka filluar shume me heret seq mendoni ju dhe per kete eshte kujdesur dikush tjeter,por do mbaroje me ju ku edhe te keqijat qe po i shkaktohen futbollit te Kosoves, do perfundojne me ju.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur