Galla
Nga “The Guardian” Publikuar: 2014-10-17 12:10:46

Për çdo standard, dhuna e Beogradit ishte shokuese

 Danko Lazoviç ishte ndër të parët që e vuri re. Arbitri, Martin Atkinson, kishte ndaluar ndeshjen për herën e dytë në stadiumin “Partizani”, pasi një tjetër fishekzjarr ishte hedhur afër një lojtari shqiptar nga tifozët vendas, ndërkohë që Lazoviç e kapi prej krahu dhe bëri me gisht drejt “natës së errët dhe të qartë”. Atkinson e kapi me vonesë; shumica e kishin parë para tij dhe ajri ishte bërë i rëndë, e më i rëndë, me tension dhe pasiguri në pritje. Duke u zvarritur si insekt në suspansë filmike, një dron i telekomanduar ishte duke u ngjitur lart dhe afër pjesës serbe të fushës, duke gumëzhirë mbi tifozët dhe më pas duke vajtur poshtë. Mbi të rrinte varur në dy fije të gjata një flamur.

Por nuk ishte shumë e vështirë të përqendroheshe mbi tapet ndërkohë që droni ulej drejt fushës. Flamuri kuqezi mbante simbolet e Shqipërisë dhe një hartë imagjinare të “Shqipërisë së madhe” dhe që nga momenti i impaktit, ishte e qartë se gjërat atë natë, dhe ndoshta dhe ndonjë gjë tjetër, nuk do të ishin të njëjta. Vizioni, aq surreal sa mund të jetë në një ndeshje ndërkombëtare futbolli, i ngjante një ëndrre fillimisht, deri kur mbrojtësi serb Mitroviç u hodh për të kapur flamurin dhe u rrethua prej lojtarëve shqiptarë, që kërkonin me ngulm simbolin e tyre.

Për çdo standard, dhuna që vijoi ishte shokuese. Numri i shkeljeve gjatë dy minutave të ardhshme mund ta mbajë UEFA-n të zënë për javë: ata do të duhet të konsiderojnë tifozin që sulmoi Bekim Balaj me karrige, ndërkohë që ai mbante flamurin për ta çuar jashtë fushës; tifozin që u përpoq t’i gjuante një lojtari të Shqipërisë në kokë teksa skuadra po largohej për në tunel, për të mos u kthyer më, edhe intensitetin e hakmarrjes së Lorik Canajt ndaj agresorit të Balajt. Dhe këto janë veç sa për fillim…

Kjo pasqyronte tensionin që e kishte shoqëruar që në fillim këtë ndeshje, vizita e parë e Shqipërisë në Beograd që prej 1967. Tifozët shqiptarë u ndaluan të merrnin pjesë në Beograd, pasi federatat respektive e kishin të pamundur të binin dakord mbi dhënien e detajeve personale që kërkoheshin për ata që kishin bileta. Nëse në fillim ndihej vetëm se një mundësi për bashkëpunim bilateral u humb, pikërisht para vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, e para që prej 1946, më 22 tetor; tani duket sikur ka diçka kafkiane tek spiralja e fajësimit dhe kundërfajësimit, akuzimit dhe kundërakuzimit, që ndodhitë e mbrëmjes të së martës do të nxisin patjetër.

“Erdhëm në Beograd për të luajtur futboll, por u sulmuam fizikisht nga tifozët serbë, – tha Cana më pas. – Ne thjesht donim të merrnim flamurin dhe gjithçka do të ishte nën kontroll nëse sigurimi i stadiumit do të kishte ndaluar që tifozët të sulmonin lojtarët tonë. Isha duke mbrojtur shokun tim të skuadrës, kam dëmtime në fytyrë, sikurse Taulant Xhaka. Ata na pyetën nëse mund të luanim me stadium bosh, megjithatë ne nuk ndiheshim mirë për shkak të dëmtimeve”.

Por ndoshta, tensionet ishin ngritur përtej pikës së kthimit. Shqipëria kishte hyrë në fushë me një kor të parashikueshëm ulërimash, fishkëllimash dhe disa gjëra akoma më pak konstruktive. “Vriti, vriti shqiptarët” dhe “Fuck, fuck Albania” ishin sfondi për hapjen dhe një komandë-përgjigje rutinë: “Kosovo is Serbia!” ndizte akoma më shumë situatën.

Askush nuk do të kishte pritur nxitje me më shumë sqimë, por ndërkohë Lazoviç dhe Zoran Tosiç shkanë në mes të mbrojtësit në minutat e hapjes dhe Andi Lila mori një top të fortë në fytyrë nga Dusan Tadiç. Ndoshta lojtarët e Shqipërisë po shkonin drejt greminës, që i shtyu pritja e Mitroviç.

Por kryefjala e provokimit ishte shënuar me ngjyrat e vizitorëve dhe media e huaj po shfletonte menjëherë librat e historisë, edhe fjalorin, për të deshifruar fjalën e printuar në fund të flamurit.

“Autochthonous” gjerësisht i referohet një popullsie indigjene të një vendi, dikush që s’është pasardhës i migruesve apo të ardhurve. Dukej sikur i implikonte Serbisë, që përgjithësisht mendohet të ketë ardhur në

Ballkan rreth shekullit të gjashtë, ndonëse është mazokiste të merresh me nacionalitetet e rajonit dhe çështjet e prejardhjes. Edhe fotografitë në anë ishin njësoj nxitëse për tifozët.

Njëri ishte Isa Boletini, një nacionalist shqiptar, i cili udhëhoqi kryengritjen kundra osmanëve dhe serbëve më 1912 dhe 1913. Tjetri ishte Ismail Qemali, që konsiderohet si themeluesi i shtetit modern shqiptar, pavarësia e të cilit u deklarua më 1912.

Konotacionet ishin të thella, fjalët dhe pikturat shkurtojnë punë mjaftueshëm. Kushdo që komandoi dronin, që nga hulumtimi më i thjeshtë rezultoi se nuk ka gjasa të ketë një rreze më shumë se 800 metra nga

komanda, qartësisht nuk kishte krisur për të ikur në dyqane gjatë pjesës së parë si përgjigje e britmave të tifozëve vendas.

Media serbe u hodh herët për të thënë se droni kontrollohej prej Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës, nga seksioni VIP. Ai ishte arrestuar, vazhdonte historia më tej.

Do të kishte qenë një histori e pabesueshme nëse do të kishte qenë e vërtetë, por kjo pak besohej në atë pjesë të stadiumit, ku burime të respektuara, duke përfshirë gazetarin me famë për Ballkanin, Tim Judah, deklaronin se Olsi e la Beogradin me pjesën tjetër të delegacionit shqiptar.

Një tifo-grup o shqiptarëve të Maqedonisë u përpoq të merrte përsipër nderin e hedhjes së dronit, ndërkohë që nuk ka asgjë bindëse për këtë pretendim. Delegimi i përgjegjësive merr shumë peshë në këtë pjesë të botës, por ndoshta do të ishte më mirë të mbeteshim në pyetjet e thjeshta që UEFA do të duhet t’u kthejë përgjigje:

Si u fut droni në stadium kur çdo i ftuar, përfshi gazetarët, u kontrolluan nga të paktën një rresht policësh?

Si ishte lejuar të rrinte në ajër për kaq shumë kohë dhe, po sikur të kishte me vete diçka edhe më shumë shkatërruese?

Si ndodhi që një rrip i gjerë polices, që me ç’thuhet ishin 3500 vetëm për ndeshjen, lejoi të hynin aq shumë tifozë në fushë?

Është gjithashtu mendimi se Serbia është në një marrëdhënie të tensionuar me UEFA-n. Një prej çështjeve më të fundit në këtë kontekst ndodhi në të njëjtin stadium, ku u valëvit një baner me konotacione antisemitiste gjatë një ndeshjeje me Totenham Hotspur, dhe ky mund të jetë një hap shumë larg, paçka se kush e nisi budallallëkun e radhës.

Është e vështirë të shihet se një ndeshje e braktisur do të jepet në një anë. Askush nuk del prej kësaj duke u dukur mirë dhe do të dukej gabim po qe se vendimi do të mbante në një anë të gjithë përgjegjësinë.

Ka edhe një pyetje për bordin drejtues të futbollit europian.

Sa larg duhet të shkojë për të ndarë shtete, të cilat kanë tensione të mbartura dhe shpërthejnë në grupe kualifikuese?

Gjibraltari dhe Spanja ndoshta kurrë nuk do të përballen; a duhet thënë e njëjta gjë për Serbinë dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh potencialin për rreziqe? Nëse është kështu, si duhet të mbarojë? A duhet Ukraina dhe Rusia të përballen?

Përgjigjet fatmirësisht do të vijojnë, por tani për tani, Beogradi do të zgjohet në një mëngjes me parehati të madhe. Nëse është e vërtetë se historia përsëritet fillimisht si tragjedi (futbolli), atëherë ndoshta një shënjues rreziku është ndezur tanimë.

Pavarësisht gjithçkaje, ka një konkluzion: dhuna dhe rrëmuja e paturshme dhe provokimi mbrëmjen e së martës treguan se askush, nga asnjë anë, nuk ka qenë i gatshëm të mësojë nga e kaluara.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur