Avdijaj nga 50 tani kushton 3 milion euro

Publikuar: 2017-07-30 15:29:54

Donis Avdijaj është një sulmues me origjinë shqiptare (nga Kosova), luan te Schalke 04, ka një talent të jashtëzakonshëm, mijëra mbështetës, ashtu si dhe një klauzolë prej…

 49 milionë eurosh!
Po, kjo është shifra e kahershme e vendosur në kontratën e tij me “Mbretërorët blu”. Problemi i tij, megjithatë, është se “i ka ca vidha mangut” dhe sjellja e tij ndryshon sipas hënës. Kush e kërkon? Askush! Dhe ky është jo problem, por fatkeqësi!Aktualisht, 20-vjeçari është në konflikt me klubin, për shkak se kurrë nuk e ka kuptuar se të jesh futbollist nuk do të thotë se je yll rroku, por se duhet të respektosh rregullat dhe të sillesh si profesionist.

Së fundmi, ai është paraqitur me vonesë në grumbullim dhe, pas ndonjë ngjarjeje tjetër edhe më të pakëndshme, e patrajtuar në medien gjermane, është përjashtuar nga skuadra.Kështu, Schalke 04 e ka humbur durimin dhe planifikon ta shesë për vetëm 3 milionë euro.

“Nuk jemi të interesuar fare për atë klauzolë, sepse ajo, natyrisht, nuk vlen. Shuma për shitjen e Avdijajt është 3 milionë euro”, – ka thënë menaxheri i klubit, Christian Heidel.

Koka bën, koka pëson! Këtë shprehje djaloshi duhet ta ketë dëgjuar me mijëra herë nga prindërit dhe të afërmit e tij, por prapë nuk ka ndryshuar qëndrim. E dhimbshme!

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur