Tifozët: Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet, ktheni heroin në shtëpinë e vet

Publikuar: 2017-07-29 19:48:23

Është duke u zhvilluar përpara kryeministrisë protesta e lajmëruar kundër ekstradimit të Ballist Morinës në shtetin serb.

Edhe pse numri i të pranishmëve nuk është i jashtëzakonshëm vihet re një organizim me banderola edhe kore të ndryshme.
“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruan një nga banderolat e tifozëve

Tifozët janë të vendosur që do t’i shkojnë betejës deri në fund, ku të ketë një vendim anulues për ekstradimin e heroit shqiptar të Beogradit.

Nuk mungon as vëllai i Ballist Morinës i cili kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare. 

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur