Zeneli i bën për vete ekipet italiane, edhe Lazio pas tij

Publikuar: 2017-07-29 16:43:38

Mesfushori, Arber Zeneli mund të transferohet në kampionatin italian Serie A.

 Sulmuesi kosovar, ka shkëlqyer edicionin që lamë pas në kampionatin holandez Eredivisie.

Anëtari i Heerennveen, ishte ndër më të mirët në futbollin holandez dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura.

Genoa dhe Torino janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur dëshirë për transferimin e Arberit në Serie A.

Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra e madhe italiane Lazio, që po kërkon një zëvendësim të Balde Keitas.

Sipas medieve italiane dhe atyre holandeze, vlera e Zenelit sillet rreth pesë milionë euro.

Kujtojmë që Zeneli u largua nga Përfaqësuesja e Suedisë për të pranuar të luajë me Kosovën.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur