Yjet shqiptare të futbollit solidarizohen për Ballistin

Publikuar: 2017-07-29 14:41:50

Lajmi mbi ekstradimin e tifozit të kombëtares shqiptare, Ismail Morina apo i njohur ndryshe si Ballisti në Serbi nga Kroacia ka bërë bujë të madhe në Shqipëri.

 Ballist Morina është arrestuar para afër dy muajsh nga kufirin e Malit të Zi me Kroacinë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Pas mbajtjes në burg për rreth dy muaj në Kroaci, shteti kroat ka vendosur ta ekstradojë tifozin shqiptar drejt Serbisë, pasi ka fletëarrest nga ky shtet, me akuzë për ngritje të dronit në Beograd në ndeshjen kualifikuese ndaj Shqipërisë.

Megjithatë, të gjithë janë dal kundër kësaj dhe në mbrojtje të Ballistit, që nga politikanë, ministrat, avokatë, shoqëri civile, tifozëri e gjithçka tjetër.

Edhe futbollistët e kombëtares shqiptare, dhe emra tjerë të mëdhenj shqiptarë të futbollit janë solidarizuar me motën “Liri për Ballistin”, duke postuar në rrjetet e tyre sociale.

Të tillë janë, kapiteni legjendar, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Odise Roshi, Bekim Balaj, Ermir Lenjani e shumë të tjerë.

Reagimet e futbollistëve të kombëtares shqiptare i gjeni në linçet e mëposhtme.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur