Ligjet dhe sanksionet për shkeljet, plani si UEFA e menaxhon futbollin

Publikuar: 2017-07-30 10:55:21

UEFA parashikon katër rregulla për klubet, në mënyrë që ato të mos preken nga ndëshkimet për probleme me bilancin.

 1) Të provohet që klubi futbollistik, i parë si shoqëri biznesi, paraqet soliditet ekonomik

2) Pasuria në vlerë neto të jetë pozitive, pra shpenzimet të mos kalojnë vlerën e arkëtimeve.

3) Barazim bilancesh në fund të çdo sezoni

4) Mungesë borxhesh ndaj klubeve të tjera, ndaj personave të federuar ose punësuar apo ndaj institucioneve fiskale.

Më poshtë vijon edhe lista e sanksioneve që UEFA ndërmerr për klubet, që nuk respektojnë parametrat e paracaktuara prej saj.

1. Paralajmërim të shkruar

2. Paralajmërim zyrtar

3. Gjobë në vlerë monetare

4. Heqje pikësh – caktohet në bazë të shkeljes së kryer, pasi inspektorët e UEFA kryejnë verifikimet e duhura

5. Mbajtje të ardhurash të fituara në kompeticionet UEFA – kjo pjesë është e lidhur me të drejtat televizive dhe ato të marketingut, nga të cilat çdo klub pjesëmarrës në kompeticione europiane përfiton ekonomikisht.

6. Ndalim të federimit të lojtarëve të rinj për garat e organizuara nga UEFA

7. Kufizim të lojtarëve që mund të federojë një klub dhe/ose kufizim të vlerës financiare të përfitimeve

8. Skualifikim nga kompeticionet në zhvillim dhe/ose nga ato në të ardhmen

9. Heqja e një titulli sportiv ose një çmimi

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur