Messi dhe CR7 më të rëndësishëm se Neymari

Publikuar: 2017-07-30 13:50:19

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të rëndësishëm për futbollin spanjoll sesa Neymar ka thënë presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

 Futbollisti brazilian vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një lëvizje rekorde në Paris Saint-Germain, me gjigantët francezë të përgatitur për të përmbushur klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh.

Largimi i tij do të përbënte një goditje për planet e ardhshme të Barcelonës, pasi braziliani kishte formuar një treshe të frikshme ‘MSN’ në Camp Nou, së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Ai do të ishte gjithashtu një humbje e madhe edhe për La Liga, si një superyll global dhe një fitues i ardhshëm potencial i ‘Topit të Artë’ në një fazë të karrierës së tij.

Por, presidenti i La Ligas, Tebas beson se kampionati kryesor spanjoll aktualisht ka më shumë pasuri sesa ylli brazilian.

“La Liga dhe Barcelona janë më të mëdha se Neymar”, ka thënë fillimisht Tebas për Marca.

“Unë do të isha më i shqetësuar nëse Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi do largoheshin”, përfundoi presidenti i La Ligas.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur