Nëse Kasano i rikthehet futbollit duhet të pagujë 200 mijë euro te Verona

Publikuar: 2017-07-29 19:30:22

Para disa ditësh, Antonio Kasano vendosi përfundimisht të braktisë futbollin.

 Deklarata e tij dukej se do të pasohej nga përgënjeshtrimi i radhës, por nuk ndodhi kështu me Fantantonion që në mënyrë konsensuale prishi kontratën që e lidhte me Veronën, klubi i fundit që i kishte besuar fantazistit barez.

Zgjedhja e lojtarit u argumentua me dëshirën për të mos prishur ekuilibrin e familjes, e cila vazhdonte të jetonte në Xhenova, por kishte dhe zëra që pas shqetësimeve të futbollisti fshihej ndonjë ofertë më e majme nga një tjetër klub italian. Pikërisht për të evituar një mundësi të tillë, mediat italiane kanë zbuluar se klubi i Veronës, i zhgënjyer nga Kasano, i ka vendosur disa kushte për ta lënë të lirë.

Sipas të njëjtit burim, në rast se 35-vjeçari përpiqet t’i bashkohet një tjetër ekipi në Serinë A, duhet më parë të derdhë në arkat e klubi verdheblu 200 mijë euro si dëmshpërblim për mosrespektimin e kontratës së mëparshme. Nëse Kasano vendos të vazhdojë karrierën në Serinë B, atëherë dëmshpërblimi në fjalë do të jetë 50 mijë euro me fantazistin e zënë mat që nuk i ngelet mundësi tjetër për karrierën.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur