Nasri afër transferimit në Serie A

Publikuar: 2017-07-29 16:26:07

Samir Nasri është rikthyer në Manchester City pas huazimit te Sevilla.

 Por duket se francezi nuk do të qëndrojë në City pasi nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Roma është favorite për transferimin e francezit pasi drejtori sportiv Monchi e vlerëson shumë atë.

Mediat italiane raportojnë se Roma ka filluar kontaktet me Cityn për transferimin e Nasrit.

30-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Inter dhe Milan në Serie A.

Një mundësi tjetër për Nasrin është edhe transferimi në Turqi te Galatasaray dhe Fenerbahce që e duan atë.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur