Chelsea nuk ndalet, ka gati 68 milionë për Alex Sandron

Publikuar: 2017-07-29 17:18:37

Pavarësisht raporteve në Itali për një kontratë të re me Juventusin, Chelsea nuk po ndal përpjekjet e tyre prej 61 milionë funteve apo rreth 68 milionë euro për mbrojtësin e majtë, Alex Sandro.

 26-vjeçari brazilian ka rezultuar si një zbulim i madh në Torino që nga transferimi i tij prej 26 milionë eurosh nga Porto në verën e vitit 2015.

Juventusi ka refuzuar në mënyrë të përsëritur oferta për brazilianin, por gazetat The Times dhe The Sun insistojnë se Chelsea janë të gatshëm të provojnë përsëri me një propozim me vlerë të 61 milionë funte (mbi 68 milionë euro).

Bardhezinjtë e kanë bërë të qartë se nuk do të shesin Alex Sandro nëse nuk kërkon posaçërisht të largohet dhe deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me tre gola dhe shtatë asistime në 43 ndeshje zyrtare për Juve, duke i ndihmuar ata të siguronin Scudetton, Kupën e Italisë dhe për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur